Australia ndihmon forcat ukrainase me 30 automjete ushtarake Bushmaster

Australia ndihmon forcat ukrainase me 30 automjete ushtarake Bushmaster

Forcat ushtarake ukrainase po vazhdojnë të marrin ndihma të ndryshme në luftën kundër Rusisë.

Së fundi, Australia ka njoftuar se do të dërgojë ndihma ushtarake në shtetin e Ukrainës.

Australia ka njoftuar se do t’i dhurojë ukrainasve 30 automjete të tjera të mbrojtjes – Bushmaster.

Ajo gjithashtu do të transferojë 90 milionë dollarë australianë për ushtrinë ukrainase dhe 70 ekspertë ushtarakë për të trajnuar ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë vendi që më së shumti kanë ndihmuar në këtë luftë Ukrainën, ku deri më tani ka ndarë rreth 18 miliardë euro.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të territorit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button