Australia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Qeveria e Australisë është zotuar të prezantojë atë që e përshkroi si legjislacion “udhëheqës në botë” për të ndaluar fëmijët nën moshën 16 vjeç nga rrjetet sociale. “Rrjetet sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese. “Kam folur me mijëra prindër, gjyshër, halla dhe xhaxhallarë. Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tanë në internet”, shtoi ai. Bëhet e ditur se legjislacioni do të futet në parlamentin e vendit gjatë dy javëve të fundit të sesionit të këtij viti, duke filluar nga 18 nëntori. Albanese tha se kufiri i moshës do të hyjë në fuqi një vit pasi të miratohet ligji – me platforma duke përfshirë Facebook, Instagram, X dhe TikTok. Edhe YouTube ka të ngjarë të jetë gjithashtu brenda fushëveprimit të legjislacionit, ka njoftuar ministrja e Komunikimit e Australisë.  Platformat do të penalizohen për shkelje të kufirit të moshës, por fëmijët e mitur dhe prindërit e tyre jo. Nuk do të ketë përjashtime për fëmijët që kanë pëlqimin e prindërve, ose që kanë tashmë llogari. Megjithatë, Albanese tha se do të kishte përjashtime në rrethana të tilla si nevoja për të vazhduar me qasje në shërbimet arsimore.

“Privatësia duhet të jetë parësore, përfshirë atë të fëmijëve. Duhet të jemi shumë të qartë për realitetet. Këto platforma dinë për përdoruesit e tyre në një mënyrë që askush tjetër nuk e di”, deklaroi Mishell Roland, ministre e Komunikimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button