“Konkurrenca”, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime tërheq vendimin për anëtarët

“Konkurrenca”, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime tërheq vendimin për anëtarët

Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka tërhequr nga seanca plenare në momentin e fundit vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës të cilët u zgjodhën javën e kaluar. Jo zyrtarisht mësohet se njëri nga anëtarët e zgjedhur është dorëzuar gati 10 ditë me vonë dy dokumente të rëndësishme, vërtetimin për njohjen e gjuhës angleze dhe vërtetimin nga Gjykata Themelore se nuk është nën hetime për vepra penale. Në këtë stad nuk dihet nëse do të prishte edhe konkursi apo do të shkohet me zgjedhjen e emrave të rinj. Komisioni më 4 nëntor zgjodhi anëtarët e rinj të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, ndërsa sot ishte paraparë që të njëjtit të miratohen në seancë plenare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button