Zjarr në një barakë në Butel, nuk dihen shkaqet

Zjarr në një barakë në Butel, nuk dihen shkaqet

Një barakë e banueshme në lagjen Butel të Shkupit është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është djegur tërësisht kulmi dhe janë shkaktuar dëme materiale. Përveç dëmeve, për fat të mirë në këtë zjarr nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit e Shkupit menjëherë pas thirrjes kanë intervenuar me dy automjete për shuarjen e zjarrit dhe me 6 zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button