Pas paraqitjes së lisë te kafshët, qytetarët rrisin kujdesin për ushqimin

Gazetar: Avni Tahiri

Mbi 1.100 dele dhe dhi të infektuara nga lija janë asgjësuar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në disa rajone të Maqedonisë së Veriut. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 10 vatra të sëmundjes, ndërsa janë prekur ferma në Kumanovë, Dellçevë, Sveti Nikollë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Kamenicë. Institucionet thonë se po zbatohen të gjitha masat veterinare dhe të biosigurisë për kontrollin e situatës. Por, sa janë të kujdesshëm qytetarët për ushqimin që konsumojnë gjatë temperaturave të larta?

Disa thonë se shohin më shpesh afatin e skadimit në çdo produkt që marrin neper markete e disa tjerë thonë se janë më të kujdesshëm se çfarë konsumojnë dhe ku e blejnë ushqimin ndërsa ushqimet në ambient të hapur assesi nuk i blejnë.

”Ushqimi me yndyre është helm dhe assesi nuk duhet të  konsumohet, siç janë hamburgerët dhe ushqime të gatshme të tjera pasi për ne më të moshuarit në këto vite fillon shtypja, zemra dhe aq,” tha një qytetare

”Më shumë konsumojmë sallata dhe ushqime të lehta, ndërsa u ikim ushqimeve të yndyrshme siç është mishi etj,” tha një qytetare

”Vetëm fruta dhe perime dhe më shumë lëngje”.tha një qytetare

Mjekja Ana Xhareva thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar në ruajtjen dhe konsumimin e ushqimit gjatë temperaturave të larta.

“Në këto temperatura duhet kujdes i shtuar i ushqimit, sidomos i ushqimit që është i përpunuar në mënyrë termale, të përpunohet menjëherë të mos lihet anash sepse mund të kontaminohet me bakterie në këto temperatura të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të sistemit tretës,” tha Ana Xhareva, Mjeke e emergjencës.

Në ditët me temperatura të larta, kujdesi në zgjedhjen, ruajtjen dhe konsumimin e ushqimit mbetet masa më e mirë për të shmangur problemet shëndetësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button