Reshjet e shiut nxorën ujërat e zeza në Çair

Gazetar: Avni Tahiri

“Si kjo rrugë e cila është në këtë gjendje në Komunë të Çairit, në lagjen Dizhanë, ka edhe disa tjera. Banorët thonë se pas shiut të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, është vështirësuar edhe më shumë lëvizja në këto rrugë,tha Avni Tahiri, Gazetar.

Edhe për kundër vështirësive në rrugët me gropa të lagjes së Dizhanit, qytetarët shqetësimet i thonë vetëm pas kamerave. Në lidhje me rrugët e gërryera dhe të lenë në atë gjendje, nga komuna e Çairit thonë se punimet në lagjen Dizhanë ndodhen në fazën përfundimtare.

“Punimet në lagjen Dizhon ndodhen në fazën përfundimtare. Aktualisht, dy ekipe janë në terren dhe po realizojnë montimin e elementeve të fundit të rrjetit. Për përmbylljen e plotë të projektit pritet që Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” të realizojë testimet dhe kyçjet përfundimtare të rrjetit. Menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave teknike, do të vijojë sanimi dhe asfaltimi i rrugëve të hapura, me qëllim normalizimin e plotë të gjendjes në këtë pjesë të lagjes,” thanë nga Komuna e Çairit.

Situata në lagjen e Dizhonit ishte edhe më e vështirë javën e shkuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Disa nga rrugicat e kësaj lagjeje u mbushën me ujë, ndërsa në disa pjesë vazhdon ende që ujërat e zeza të derdhen në rrugë për shkak të gypave të dëmtuar. Meqenëse nga Komuna e Çairit nuk dhanë detaje dhe as një afat për përfundimin e punimeve, deri në zgjidhjen e këtij problemi në këtë pjesë të Çairit, qytetarët do të duhet të përballen me rrugë me zhavor dhe kushte të vështira për lëvizje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button