“Australian Open”, nis mirë për motrat Uiliams

Në Melburn ka nisur turneu “Australian Open”, i shtyrë me 3 javë për shkak të pandemisë “Covid-19”. Turneu nisi mirë për motrat amerikane Uilliams, që fituan në përballjet e para. Serena mundi 2-0 (6-1, 6-1) gjermanen Laura Siegemund, ndërsa Venus triumfoi me 2-0 (7-5, 6-2) ndaj belges Kirsten Flipkens.

 

Nuk zhgënjen as tenistja japoneze Naomi Osaka, numri 2 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-2) rusen Anastasia Pavlyuçenkova. Befasi e madhe është eliminimi i ish-numrit 1 në botë, gjermanes Anxhelik Kerber, që u mund 2-0 nga tenistja amerikane Bernarda Pera. Në raundin e dytë të “Australian Open” kalon edhe tenistja franceze Karoline Garsia, italianet Sara Errani e Kamila Xhiorgi, si dhe polakja Iga Sviatek (fituese e Roland Garros, vitin e kaluar).

LEXO EDHE:

Back to top button