“Super Boull” për Tampa Bejin dhe rekordmenin Tom Brejdi

Skuadra e Tampa Bej Bukaners është fitues i trofeut prestigjoz të Super Boullit, duke mundur thellë në finalen e madhe rivalët e Kansas Siti Çiefs, me rezultatin 31-9. Një ndeshje, zhvilluar në “Rejmond James Stadium”, që nuk pati histori, ndërkohë që protagonist absolut i këtij suksesi mbetet Tom Brejdi.

 

43-vjeçari korri suksesin e shtatë personal në një finale të tillë, duke vendosur një rekord absolut. Asnjë skuadër e NFL (32 të tilla) nuk ka kaq shumë tituj në Super Boull, sa ka fituar Brejdi, i vetëm si sportist. Pas këtij suksesi, Brejdi meritoi për të pestën herë në karrierë edhe trofeun e lojtarit më të mirë .

Për skuadrën e Bukaners ky është titulli i dytë pas atij të fituar në vitin 2003, i ardhur në një sezon të vështirë, të kushtëzuar nga pandemia e “Covid-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button