Australianët skeptikë për marrjen e vaksinës, kryeministri jep shembullin i pari

Në Australi nuk ka nisur ende vaksinimi i popullatës dhe sot shpërndahen 60 mijë dozat e para, por populli nuk duket edhe aq entuziast, shkruan CNNa2. Për t’i paraprirë dyshimeve që ekzistojnë, kryeministri Scot Morrison u vaksinua personalisht dje përpara kamerave, por as kjo nuk shërbeu.

Të shumtë janë qytetarët që do të dalin sot në marshim kundër procesit. Australia ka pasur shumë pak raste krahasuar me vendet e tjera dhe australianët e kanë shijuar lirinë e tyre gjatë kësaj kohe pandemike.

Një protestë e vogël u organizua të shtunën, ku u paralajmërua një më e madhe gjatë ditës së sotme.

LEXO EDHE:

Back to top button