Austria forcon kufijtë, BE dakord për ashpërsimin e masave

Austria forcon kufijtë, BE dakord për ashpërsimin e masave

Austria po forcon sërish kontrollet në kufirin e saj me Hungarinë për të ndaluar  fluksin e  emigrantëve.

Zyrtarët bën me dije se shumë njerëz janë zbritur në kufi ku duhet të jepnin informacione tek  autoritetet austriake pasi ishin raportuar  për procedurat e azilit në Hungari.

Ky veprim pason samitin e liderëve të  Bashkimit Evropian të cilët dy ditë më parë  ranë dakord për të ashpërsuar masat në kufijtë mes anëtarëve të unionit , duke premtuar më shumë fonde për kamerat, dronët dhe kullat e vrojtimit.

Që nga viti 2015, 1.3 milionë njerëz kanë mbërritur në BE, duke kërkuar azil.

Në një dokument të publikuar në fund të  samiti 16-orësh liderët e BE-së theksuan se rritja e emigracionit të paligjshëm mbetet një sfidë për Evropën që kërkon një përgjigje globale.

Prandaj, udhëheqësit i bënë thirrje KE-së që të “mobilizojë menjëherë fonde të rëndësishme të BE-së” për të forcuar kufijtë e jashtëm të bllokut duke rritur mbrojtjen, forcimin e infrastrukturës, objekteve të mbikëqyrjes.

Liderët e BE-së arritën një marrëveshje mbi një “parim”, sipas të cilit një vend në bllok mund të përdorë një vendim gjyqësor në një shtet  tjetër. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e emigrantëve që të shkojnë në një vend tjetër për të kërkuar azil pasi  janë refuzuar nga vendi i parë./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button