Presidentja e Moldavisë: Rusia planifikoi grusht shteti në vendin tonë, të përfshirë edhe serbë

Presidentja e Moldavisë: Rusia planifikoi grusht shteti në vendin tonë, të përfshirë edhe serbë

Presidentja e Moldavisë, ka deklaruar të hënën se Rusia planifikoi të kryente një grusht shteti përmes protestave të opozitës, duke u infiltruar në to me personel të trajnuar ushtarakisht nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë, të maskuar si civilë, për të kryer veprime të dhunshme, për të sulmuar ndërtesat qeveritare dhe për të marrë pengje”, zbuloi Maia Sandu në një konferencë për shtyp, duke theksuar se nuk është hera e parë që Rusia tenton të ndërmarrë këtë lloj aksionesh në Moldavi.

“Informacionet nga partnerët tanë tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike të organizimit të këtij aktiviteti subversiv.

Plani parashikonte gjithashtu përdorimin e të huajve për veprime të dhunshme”, shtoi Kreu i Shtetit moldav./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button