Austria kërkon që Bullgaria të heq veton ndaj Shkupit

Ashtu siç shumë vende të BE-së edhe Austria kërkoi nga Bullgaria t’ia heq veton Shkupit dhe çështjen ta zgjidh jashtë procesit negociues. Kryediplomati, Shallenberg tha se fillimi i negociatave me Shkupin sa më shpejtë do të jetë e vështirë, por e drejtë. Ai tha se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për ta filluar këtë proces.
Jemi shumë të dëshpëruar që nuk arritëm këtë vit t’i fillonim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga perspektiva jonë, çështjet bilaterale dhe historike duhet mbajtur të ndara nga procesi i BE-së. Procesi i zgjerimit është proces i evropianizimit dhe jo proces i bilateralizimit dhe duhet ta mbajmë të tillë”-tha Aleksandar Shallenberg, Ministër i Jashtëm i Austrisë.