“Bild”: Tushel shkarkohet nga PSZH, gati Poketinjo

Sipas “Bild”, trajneri i Paris-Sen Zhermeni, Tomas Tushel, është shkarkuar nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta. Edhe më parë kishte spekullime se e ardhmja e gjermanit varet nga sfida PSZH – Lille, dhe duket se kështu ka ndodhur. Mbetet të konfirmohet edhe nga klubi parisien për shkarkimin e gjermanit.

Ndërkohë sipas “FabrizioRomano.com”, Maurisio Poketinjo me avokatët e tij dhe bordi i PSZH-së janë në kontakt dhe për 24 orë pritet të arrihet marrëveshja. Poketinjo pritet të bëhet menaxheri i ri i PSZh në orët e ardhshme kur të zgjidhet çdo detaj. Edhe ish-futbollisti i PSZH-së, Tiago Mota, thuhet se është opsion i mundshëm për skuadrën franceze.

LEXO EDHE:

Back to top button