Gjatë kontrollit të makinës me targa të huaja gjendet kokainë, arrestohen tre persona nga Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 19:30 në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të pikë-pagesës në Xhelinë, policia ka arrestuar tre persona nga Gradeci i Gostivarit, raporton Alsat.

Personat e arrestuar janë B.S. (31), A.SH.(32) dhe I.H.(31).

Policia njofton se gjatë kontrolli të makinës “Mercedes” me targa të huaja e që po drejtohej nga 31-vjeçari B.S. është gjetur kokainë.

MPB njofton se personat në fjalë janë dërguar në Satcioni Policor të Tetovës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button