Austria vendos masa të rrepta udhëtimi para Krishtlindjeve

Austria planifikon të vendos masa të rrepta në aeroportet dhe kufijtë gjatë Festave të fundvitit, të cilat kanë të bëjnë për udhëtime në vende me rrezik të lartë, shkruan “Kronen cajtung”, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Masat do të vlejnë për udhëtarët nga vendet e shënuara si zona me rrezik, veçanërisht nga Ballkani, Turqia, Italia dhe Gjermania, përcjell Alsat.

Kushdo që vendos të udhëtojë në zona me rrezik të lartë pavarësisht paralajmërimeve, do të duhet të kalojë 10 ditë në karantinë pas kthimit në Austri.

Sipas gazetës austriake, masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar dhe do të vlejnë për të gjitha vendet që kanë regjistruar për shtatë ditë mbi 100 të infektuar për 100,000 banorë.

Ende nuk dihet se kur do të hyjnë në fuqi masat, por gazeta kujton se miliona të krishterë festojnë Krishtlindjen në 7 janar dhe se qëllimi kryesor i futjes së rregullave të reja më të rrepta kufitare është parandalimi i shpërthimit të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button