(Video) Autobusi shpërthen në flakë, nuk ka persona të lënduar

Autobusi shpërthen në flakë, nuk ka persona të lënduar

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme në afërsi të Strazhës një autobus i cili qarkullonte në drejtim të Kërçovës ka marrë flakë. Sipas SPB-Tetovë nuk ka udhëtarë të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material.

“Sot (01-shtator) rreth orës 11.20 minuta në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në rreth 3 kilometra para lokalitetit ,,Strazhë” ka marrë flakë një autobus i cili ka lëvizur në drejtim të Kërçovës. Në vendin e përmendur, menjëherë janë dërguar pjesëtarë të policisë nga DPB-Gostivar dhe Ekipet Njësitit Territorial kundër Zjarreve-Gostivar. Nuk ka persona të lënduar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button