Autoritetet daneze ndalojnë 13 të dyshuar për sulme terroriste

Autoritetet daneze njoftuan sot se 13 persona janë dërguar në paraburgim nën dyshimin për planifikimin e një ose më shumë sulmeve terroriste në Danimarkë ose Gjermani.

- Advertisment -

“Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të madh antiterrorizëm gjatë fundjavës dhe akuzohen për blerjen e përbërësve dhe pajisjeve për prodhimin e eksplozivëve, si edhe armëve ose të qenët bashkëpunëtorë të akteve të planifikuara terroriste”, tha Shërbimi danez i Sigurisë PET.

PET beson se sulmet e planifikuara kishin një motiv islamik.

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, më herët falënderoi autoritetet gjermane për bashkëpunimin me PET, duke shtuar se çështja tregoi se kërcënimi terrorist kundër Danimarkës mbetet serioz.

LEXO EDHE:

Back to top button