Shqipëria regjistron mbi një mijë raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 të vdekur dhe 1.059 raste pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 90.835 dhe numri i të vdekurve në 1.531.

Në orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 55.243 dhe raste aktive aktualisht janë 34.061.

Sipas ministrisë, aktualisht nëpër spitale po trajtohen mbi 500 pacientë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.982 testime të reja dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 406.399 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button