Autoritetet kineze thonë se kanë regjistruar vetëm tetë raste të reja me Covid-19 – ALSAT-M


Tetë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në Kinë, që është më pak nga dita paraprake, kur kishte 15, kumtuan autoritetet shëndetësore.

Të gjitha rastet e reja janë të importuara, ndërsa Kina nuk ka paraqitur raste lokale të infeksionit tashmë 11 ditë me radhë.

Kina paraqiti edhe 19 raste asimptomatike, që është më shumë nga dita paraprake, kur janë regjistruar 14.

Numri i tërësishëm i personave të infektuar me Covid-19 në Kinë deri tani është 85.004, ndërsa nga koronavirusi kanë vdekur gjithsej 4.634 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button