Japonia shënon fillimin e vitit të pritjes së Lojrave Paralimpike – ALSAT-M
Alsat
24.08.2020 23:32
Japonia shënoi sot fillimin e vitit të pritjes për ceremoninë e hapjes së Lojrave Paralimpike në Tokio, edhe pse pandemia e COVID-19 ka krijuar pasiguri për ngjarjen.
“Ndërsa premisa kryesore është të frenojmë përhapjen e koronavirusit, unë do të desha nga të gjithë ju që të mbështesni suksesin e Lojrave Paralimpike”, tha guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, para gazetarëve.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët vendas vendosën në fund të marsit t’i shtyjnë Lojrat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios në verën e vitit 2021, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.
Paralimpiada është caktuar për në 24 gusht – 5 shtator 2021, ndërsa Olimpiada nga 23 korriku deri më 8 gusht.