Autoritetet turke kapin sasi të mëdha të heroinës

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu njoftoi se forcat turke të sigurisë në operacionet e ndërmarra në qytetet Hakkari dhe Van sekuestruan mbi 405 kilogram lëndë narkotike heroinë, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Soylu tha: “Ekipet tona të Drejtorisë së policisë në Hakkari dhe Van sekuestruan 405 kilogram e 600 gram heroinë. Janë arrestuar 2 të dyshuar. Përgëzoj forcat tona policore heroike”.

LEXO EDHE:

Back to top button