Penalizohet Hamilton me minus 10 vende

Makina “Mercedes” e Lusi Hamiltonit është penalizuar me 10 pozita nga komisarët e garës së Çmimit të Madh të Turqisë, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Stamboll.

“Mercedes” ka vendosur të ndryshojë vetëm pjesën endotermike të motorit dhe jo të gjithë motorin, duke bërë që penaliteti i makinws gjermane të jetë vetëm me 10 pozicione. Ndërkohë që, dy javë më parë, Maks Verstapen me makinwn “Red Bull”, ndryshoi krejtësisht motorin dhe e nisi garën nga vend ii fundit.

Duket se te “Mercedes”-i kanë vendosur të bëjnë këtë modifikim të pjesshëm të motorit për të mos lejuar Verstapenin qw të shkëputet shumë. Pilotit britanik i duhet të bëjë një paraqitje të mirë në provat zyrtare për të mos humbur shumë terren ndaj holandezit në startin e garës.

LEXO EDHE:

Back to top button