Autoritetet ukrainase kanë zbuluar edhe një vend varrimi masiv afër Iziumit

Autoritetet ukrainase kanë zbuluar edhe një vend varrimi masiv afër Iziumit

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Një varr masiv është zbuluar në një pyll jashtë qytetit Izium, i çliruar së fundi nga forcat ukrainase. Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se të paktën 440 trupa janë gjetur në këtë varrezë masive.

“Ne e gjetëm këtë varr masiv sepse ushtarët rusë, fashistët, postuan një video. Sipas fjalëve që janë shkruar këtu në kryq, në njërin prej varreve se ka 17 trupa, por në videon e postuar nga rusët ka më shumë”, tha Oleg Kotenko, Komisioner për çështjet e personave të zhdukur.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenski tha se bota do ta shohë fytyrën e vërtetë të Rusisë e cila lë pas vetëm vdekje.

“Një varrezë masive është gjetur në Izum, në rajonin e Kharkivit. Buça, Mariupoli, tani fatkeqësisht Izjumi, nga të gjithë këto vende mbërrijnë të dhëna për krime lufte. Ne duam që bota të dijë se çfarë po ndodh realisht dhe në çfarë ka çuar pushtimi rus. Rusia është duke lënë gjithandej vdekje mbrapa saj, dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse”, u shpreh Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se planifikon të dërgojë vëzhgues në Izium për të hetuar raportet e Ukrainës për një varr masiv atje.

“Ata vëzhguesit synojnë të shkojnë atje për të provuar të përcaktojnë pak më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur”, theksoi Liz Throsell, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ushtria ukrainase ka nisur ditë më parë një kundërofensivë në rajonin verilindor të Karkivit, duke çliruar dhjetëra vendbanime. Mijëra trupa ushtarake ruse kanë ikur nga Izumi javën e kaluar, qytet të cilin e kanë pushtuar pak ditë pas nisjes së sulmit të Ukrainës.

Ata e kanë shfrytëzuar qytetin si pikë furnizimi në rajonin e Karkivit. Rusia nuk ka komentuar këto deklarata, mirëpo vazhdimisht mohon akuzat për sulme ndaj civilëve.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi një paketë sigurie prej 600 milionë dollarësh për Ukrainën, duke i ofruar ushtrisë ukrainase një raund tjetër ndihme gjatë kundërsulmimit të saj kundër forcave ruse./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button