Çekia e shkarkon një diplomat për shkak të spiunimit për Rusinë

Çekia e shkarkon një diplomat për shkak të spiunimit për Rusinë

Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas këmbimit të informacioneve me shërbimin rus të inteligjencës, ka thënë Ministria e Jashtme e Çekisë.

Mediat lokale kanë raportuar se ky burrë ka pasur qasje në të dhëna të ndjeshme dhe ka punuar me shërbimin rus të inteligjencës SVR. E përditshmja çeke, Denik N, ka thënë se ky burrë ka punuar për ministrinë prej viteve 1990 dhe ka qenë i angazhuar edhe nëpër ambasada.

Sipas saj, në kohën kur ai ka qenë në një shtet afrikan, diplomati është takuar me një çift rus që e ka rekrutuar për të punuar në SVR. Në raportin vjetor për aktivitetet e huaja në tokën armë, autoritetet çeke kanë përsëritur disa herë se Rusia është një prej kërcënimeve më të mëdha.

Republika Çeke, ish-shtet komunist, tani është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, me 10.5 milionë banorë. Deri më tani, Praga ka ndarë 154 milionë dollarë amerikanë si ndihmë ushtarake për Kievin, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button