Ukraina sulmon Belgorod, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ukraina sulmon Belgorod, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Gjashtë civilë u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën kur dronët ukrainas sulmuan rajonin Belgorod të Rusisë, përgjatë kufirit me Ukrainën, njoftoi departamenti rajonal i Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë.

“Ushtria ukrainase përdori dronë për të sulmuar makinat e kompanisë Agro-Belgorje, të cilat po transportonin punonjës të fermës së derrave.

Si rezultat, më shumë se 30 persona u plagosën dhe gjashtë u vranë”, thuhet në deklaratë. Kreu i qarkut, Vladimir Pereverzerv, tha se gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm nga dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se 35 persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button