Atletiko Madrid gati të shesë Oblakun, reagon gjigandi anglez

Jan Oblak mund të largohet nga Atletiko Madridi pas 10 viteve qëndrim në “Vanda Metropolitano”.

Portieri slloven është i etur për një aventurë të re dhe drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas raporteve nga “AS”, Atlétiko Madrid është i gatshëm të shesë Jan Oblak, duke hapur derën për Çellsin për ta blerë atë.

Edhe pse skuadra spanjolle kërkon opsione më të reja, blutë kanë nevojë për një portier që mund të bëjë diferencën menjëherë. Oblak, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë, mund të jetë zgjidhja që i duhet Çellit pas vështirësive me Robert Sançezin këtë sezon. Pavarësisht se është 31 vjeç, portieri veteran ka ende shumë për të ofruar dhe mund të jetë një ndikim pozitiv në zhvillimin e lojtarëve të rinj si Gjorgje Petroviç.

Megjithatë londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me sllovenin, pasi ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Atletiko Madrid. Duke marrë parasysh kontratën aktuale deri në vitin 2028 me klubin madrilen, Oblak mund t’i bashkohet Çellsit vetëm nëse londinezët do të paguanin mbi 50 milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit.

LEXO EDHE:

Back to top button