Caktohet referi i gjysmëfinales së dytë në Madrid, “ters” i keq për Realin

Polaku Shimon Marçiniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që Real Madridi dhe Bajern Munihu do të luajnë këtë të mërkurë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

UEFA donte ta luante të sigurt dhe ndoshta ka caktuar gjyqtarin më të mirë në Evropë për momentin për të marrë drejtimin e një ndeshjeje kaq të rëndësishme si kjo.

Referee Szymon Marciniak, of Poland, books France’s Marcus Thuram during the World Cup final soccer match between Argentina and France at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar, Sunday, Dec. 18, 2022. (AP Photo/Natacha Pisarenko)

Marçiniak ka drejtuar Real Madridin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje. E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Mançester Sitit sezonin e kaluar, ku ekipi spanjoll u nënshtrua në “Etihad” me 4-0.

Gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2011, Marçiniak ka një karrierë të pasur me më shumë se 130 ndeshje ndërkombëtare të drejtuara midis ndeshjeve të klubit dhe ekipit kombëtar. Këtë sezon ka pasur 12 ndeshje të arbitruara, duke përfshirë finalen e Kupës së Botës për Klube midis Man. Sitit dhe Fluminense dhe ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve midis Atletiko Madridit dhe Interit.

Sa i përket finaleve, ai ka drejtuar katër. Më i dalluari për ndikimin dhe rëndësinë e tij, ai i Botërorit të Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Francës. Kam arbitruar edhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Man. Sitit dhe Interit dhe Superkupës 2018 mes Real Madrid dhe Atletiko Madridit.

LEXO EDHE:

Back to top button