Bajeri barazon Benfikën e Eusebios, 48 ndeshje radhazi pa disfatë!

Bajer Leverkuzeni numëron 48 prezenca radhazi pa disfatë, duke barazuar Benfikën e Eusebios në ciklin 1963-1965. Granit Xhaka mori nota protagonisti kundër “shqiponjave” të Frankfurtit. Pikërisht goditja e fort nga jashtë zone e mesfushorit me origjinë kosovare zhbllokoi rezultatin. Më pas shënoi për “aspirinat” bomberi Patrik Shik. Fraksioni i dytë i lojës dha tre gola të tjera, kësaj radhe me autorë Palacios, Frimpong dhe Bonifejs. Nëse Bajer del i pamposhtur me Romën të enjten në takimin e kthimit të fazës gjysmëfinale të Ligës Europam, atëherë do të jenë të vetëm në majë të Europës në bazë të statistikës së mësipërme.

U mendua se Benfika e Eusebios nuk kishte për tu arritur kurrë nga një klub tjetër, të cilët rezistuan pa shijen e humbjes përgjatë 48 ndeshjeve midis viteve 196-1965. Megjithatë Leverkuzeni i “arkitektit” Çabi Alonso ia kanë dalë të skalis të dhënat fenomenale.

Saktësisht u deshën 59 vite që një skuadër të përsëriste Benfikën në kategorinë e të “pathyeshmit”. Dinamo Zagreb është befasia më e madhe. Klubi ballkanas regjistron 45 duele midis periudhës 2014-2015, sikurse Rijeka në 2016-2017. Rejnxhërs dhe Juventusi mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të. Milani i sezonit 1991-1992 dhe Ajaks Amsterdami kanë mbledhur 42 ballafaqime pa rezultate negativ rresht.

LEXO EDHE:

Back to top button