Një avion me gati 40 pasagjerë në bord, përfshi dhe ministren Franceze të Kohezionit Territorial doli jashtë pistës së aeroportit Orly të enjten në mbrëmje. Sipas “Le Figaro” , avioni i kompanisë Fly Amelia , ku ndodhej dhe ministrja Caroline Cayeux u përfshi nga një stuhi teksa po ulej në aeroportin Orly të Parisit. Fatmirësisht piloti arriti të shmangë përplasjen në momentin e fundit por u detyrua të dalë jashtë pistës. Avioni po fluturonte nga Rodez. Ministrja Cayeux, në një deklaratë në llogarinë e saj në Tuitter, deklaroi se incidenti shkaktoi frikë por fatmirësisht nuk ka të lënduar. /Alsat.mk
461 Less than a minute








