Avioni privat i Nejmarit bën ulje emergjente

Avioni privat i Nejmarit është detyruar të bëjë një ulje emergjente pas largimit nga Barbadosi. Ai po kthehej te Paris Sen Zhermeni nga Barbadosi. Disa raporte pohojnë se avioni, në pronësi dhe i përdorur nga futbollisti, u ul i sigurt në verilindje të Brazilit pas momenteve të panikut.

Mbetet e paqartë nëse Nejmari ishte në avion kur ndodhi incidenti shqetësues. Megjithatë, ai kishte ndarë më herët një foto të tij dhe të motrës Rafaella duke pozuar në një pistë pranë një avioni. Dhe më pas ai ngarkoi një foto nga brenda një avioni me pamje nga Miami teksa po ktheheshin nga pushimet në SHBA.

Nejmar, Rafaella dhe e dashura e lojtarit të PSZH-së, Bruna Biancardi, ishin parë duke shijuar rrezet e diellit në fillim të kësaj jave në plazh në Miami. Kjo ndodhi pasi ish-ylli i Barcelonës kishte luajtur poker dhe kishte bërë festë me Golden Stejt Uarriors, pas suksesit të tyre në kampionatin e NBA-s.

Nejmar ka shpenzuar më parë 10.8 milionë paund për të blerë avionin “Embraer Legacy 450”, edhe pse nuk dihet nëse ky është ai i përfshirë në këtë incident.

Lojtari i PSZH-së, i cili gjithashtu zotëron helikopterin e tij, është në gjendje të mbajë deri në tetë pasagjerë të tjerë me vete në të. Ashtu si vetë lojtari, ky aeroplan i shpejtë mund të mbulojë deri në 531 milje në orë. Ai gjithashtu mund të grumbullojë 2,900 milje detare me një lëvizje me një tank të vetëm.

Karakteristika më e mirë e avionit është sistemi i tij i përmirësuar i shikimit të fluturimit, i cili krenohet me një kamerë infra të kuqe./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button