Avokati i Popullit kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi politik

Avokati i Popullit kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi politik

Pas kronikës së Alsat se përfaqësuesit e partive politike po keqpërdorin fëmijët për qëllime politike në fushatë, ka reaguar zyra e Avokatit të Popullit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Pengesa. Në apelin që u bëhet partive politike, duke rikujtuar se të drejtat e fëmijëve mbrohen me një sërë ligjesh dhe konventash, theksojnë që është i papranueshëm instrumentalizimi apo shfrytëzimi për promovime të ndryshme të partive politike, kandidatëve ose programeve. Gjithashtu, ndalohet ekspozimi i tyre edhe në spotet, ngjarjet publike ose materialet promovuese zgjedhore. Avokati i Popullit, porositë që lufta politike mes të rriturve, nuk guxon të udhëhiqet nëpërmjet fëmijëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button