Avornio: Gatishmëri për të gjitha ndeshjet, qëllimi ynë është që të shpallemi kampion

FC Shkupi, pas fitores dramatike ndaj Tikveshit me 3-2 në fundjavë, në kuadër të javës së 30-të, do të luajë në transfertë, kundër Gostivarit. Hero i fitores së fundit ishte ganezi Emanuel Avornio, i cili shënoi dy golat e fundit në takimin e fundjavës, Sulmuesi 22 vjeçar beson se në këto ndeshje të mbetura, si dhe ndaj kundërshtarit të radhës, Gostivarit duhet luftuar me gjithë potencialin, për të arritur qëllimin, për tu shpallur kampion.

“Në ndeshjen ndaj Gostivarit shkojmë për të dhënë maksimumin tonë për të rrëmbyer tri pikët, ndërsa atmosfera në klub është e mrekullueshme dhe padyshim që të gjithë duhet të presin edhe më shumë nga kjo skuadër. Edhe pse kemi luajtur të dielën, mendoj se nuk është koha për të pushuar, sepse qëllimi ynë është të bëhemi kampion dhe duhet të jemi në gatishmëri për të gjitha ndeshjet. Jemi gati të përballojmë presionin dhe do ta kapërcejmë këtë vetëm duke u bërë kampion”, ka thënë Avornio.

Ndeshja Gostivari – Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gostivar, në orën 16:00, ndërsa arbitër në qendër do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

LEXO EDHE:

Back to top button