Shkëndija me disa mungesa do të përballet me Brera Strumicën

Skuadra e Shkëndijës përballjen e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të mërkurën në Tetovë ndaj AP Brera, e presin me disa ndryshime të detyrueshme në formacion. Trajneri Jeton Beqiri ka konfirmuar një mungesë të sigurtë dhe tre lojtarë tjerë që me gjasë nuk janë gati 100% për lojë.

Ronaldo Vebster për shkak të një lëndimi më të lehtë do të jetë jashta kombinimit për duelin me AP Brera-n. Ndërkohë në dyshim mbeten Enur Totre, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani.

Të tre kanë ndjerë disa shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe para fillimit të ndeshjes stafi teknik në koordinim me ekipin mjekësor do të vendos për aktivizimin eventual të tyre. Kujtojmë se përballja Shkëndija-Brera Strumicë luhet të mërkurën në Tetovë, në orën 16:00.

LEXO EDHE:

Back to top button