Axurrët ndeshen me makthin në Shkup: Kjo është si fushë patatesh…

Gjithçka është gati në Shkup për debutimin e Luçiano Spallettit si trajner i Italisë. Aty do të luhet ndeshja kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, kundër Maqedonisë, ku axurrët do të kenë kundërshtar edhe… fushën e keqe.

Tapeti i barit në Shkup, në fakt, është fjalë për fjalë një katastrofë, sikurse e konsiderojnë mediat italiane dhe siç mund të shihet nga pamjet e shëtitjes së axurrëve aty. Kushtet e fushës kanë indinjuar tifozët, të cilët janë shprehur në rrjetet sociale.

“Duket si një fushë patateash”, – vuri në dukje dikush…

Një problem domethënës për ndeshjen tashmë thelbësore për Italinë e re të Luçiano Spaletit, e cila tashmë duhet të bëjë edhe pa të dëmtuarit Pelegrini dhe Kieza.

Kushtet katastrofike të fushës dëmtojnë në fakt të dyja skuadrat, veçanërisht ato pjesë në korsitë anësore, të cilat në disa vende nuk kanë fare bar, ose janë gropa të vërteta.

Një situatë e vështirë për axurrët jo vetëm në aspektin e lojës, por edhe nga rreziku i dëmtimeve të mundshme të lojtarëve./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button