Azerbajxhan, intensifikohen bombardimet në Nagorni Karabah

Forcat separatiste armene të Nagorni Karabah dhe ushtria azere kanë intensifikuar sot bombardimet e tyre, duke shënjestruar veçanërisht kryeqytetin indipendentist dhe qytetin e dytë të Azerbajxhanit, në ditën e tetë të luftimeve të përgjakshme.

Dy kampet kanë shtuar deklaratat luftarake dhe duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Që prej të premtes Stepanakert, qyteti krysor i Karabahut, ka qenë shënjestër e sulmeve të artilerisë duke detyruar popullsinë të strehohet.

Lëshimet e raketave kanë rifilluar me një intensitet tjetër sot duke prekur qendrën dhe periferinë, sipas gazetarëve.

Në çdo tingull të sirenës, banorët strehohen në strehëzat ekzistuese, si nëntoka e një kishe.

“Unë jam një ushtarak, sapo jam kthyer nga fronti. Më shqetëson se ata po gjuajnë mbi civilët”, komentoi Gor Iourjan, një 28-vjeçar, i strehuar në këtë vend të adhurimit.

Pasdite, Shusha, një qytet me 4 000 banorë, u godit nga të shtënat me armë të Azerbajxhanit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së vetëshpallur, ka të vdekur dhe të plagosur mes civilëve në të dy qytetet.

Drejtuesi i Karabahut, Nagorag Araiyk Haroutiounian njoftoi se në shenjë hakmarrjeje për sulmet në Stepanakert, ishte shënjestruar infrastruktura ushtarake në qytetet e mëdha të Azerbajxhanit.

LEXO EDHE:

Back to top button