Rreth 35 milionë raste me COVID-19 në botë

 Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 1 034 396 të vdekur në botë që kur zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit, sipas të dhënave zyrtare. 

Më shumë se 34 989 300 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve të paktën 24 127 400 konsiderohen sot të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Vetëm ditën e djeshme, 4 862 të vdekur dhe 309 093 raste të reja janë regjistruar në botë. Ishujt Salomon kanë regjistruar rastin e parë me COVID-19.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 940 të vdekur të tjerë, SHBA me 689 dhe Brazili me 599.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si nga numri i vdekjes ashtu dhe nga numri i rasteve me 209 399 të vdekur për 7 383 244 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2 873 369 persona janë deklaruar të shëruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 145 987 të vdekur për 4 906 833 raste, India me 101 782 të vdekur për 6 549 373 raste, Meksika me 78 880 të vdekur për 757 953 raste dhe Britania e Madhe me 42 317 të vdekur për 480 017 raste.

LEXO EDHE:

Back to top button