Azia kërkon edhe dy gara të tjera në Formula 1

Me përfundimin e Çmimit të Madh të Kinës, Formula 1 largohet përkohësisht nga Azia për të kaluar në Amerikë, ku do të zhvillohet gara e radhës në Majami. Gjithsesi, garat do të rikthehen në kontinentin aziatik në mes të shtatorit për Çmimin e Madh të Singaporit. Por këto tri gara, Japonia, Kina e Singapori, mund të mos jenë pistat e vetme të Azisë së Largët, ku zhvillohet Formula 1. Koreja e Jugut ka aplikuar për të organizuar sërish një fundjavë gare, por jo më në pistën e Jeongam, ku u zhvilluan 4 gara, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Red Bull driver Max Verstappen of the Netherlands crosses the finish line to win the Azerbaijan Formula One Grand Prix at the Baku circuit, in Baku, Azerbaijan, Sunday, June 12, 2022. (Hamad Mohammed, Pool Via AP)

Në këtë rast, vendi tjetër i mundshëm mund të të jetë qarku i rrugës “Inçeon”, i vendosur disa kilometra larg kryeqytetit Seul. Presidenti dhe CEO i F1, Stefano Domenikali, kishte deklaruar se do të udhëtonte në Kore, por ditari i tij i udhëtimit në Azi mund të përfshijë edhe një vend tjetër.

Formula 1, e cila ka përjetuar një zgjerim të fortë ndërkombëtar vitet e fundit, po shqyrton përfshirjen e kombeve të tjera nga viti 2026 e në vazhdim. Dhe vendi tjetër aziatik që kërkon një garë është Tajlanda. Në këtë rast, projekti do të ishte ai i një piste qytetase spektakolare.

LEXO EDHE:

Back to top button