Aziri: Formimi i shumicës është e bërë në mënyrë klandestine

Sonte në “Emisionin 200” në Alsat i ftuar Elmi Aziri nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se formimi i shumicës parlamentare është bërë në mënyrë klandestine.

Sipas Azirit, parlamenti është shndërruar në një institucion ku bëhet tregti toptane ku nuk merren për bazë as kriteret, as premtimet po as besa e dhënë ndaj qytetarëve, shkruan Alsat.

”Nëse tentohet që t’i jepet një verdikt për suksesshmërin eventuale të kësaj qeverie vlerësojë se duhet të kemi për bazë dy momente: momenti i parë se si është formuar kjo qeveri, dhe momenti i dytë analiza historike respektivisht vlerësimi i punës së deritanishme të kësaj Qeverie. Sa i përket të parës kemi të bëjmë me formimin  e shumicës në mënyrë klandestine e cila deri në maksimum e ka degraduar moralin e të bërit politik, për arsye se kemi një shndërrim të parlamentit në një institucion ku bëhet tregti toptan duke mos i marrë për baza as kriteret as premtimet as besën e dhënë ndajë qytetarëve ndaj bashkëpunëtorëve e të tjera”, tha Aziri.

LEXO EDHE:

Back to top button