SHBA rikthehet te presioni ekonomik ndaj Iranit
Pasi presioni ushtarak dështoi të detyrojë Iranin të rihapë Ngushticën e Hormuzit, Shtetet e Bashkuara i rikthehen kartës së presionit ekonomik. Teksa bisedimet mes palëve kanë ngecur, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth paralajmëroi se ushtria amerikane ka kapacitetet për ta mbajtur bllokadën detare ndaj Iranit pa afat duke i shkaktuar dëme të rënda ekonomike. Kërcënimet u përforcuan nga Sekretari i thesarit Scott Bessent i cili tha se Shtetet e Bashkuara kishin planifikuar masa të reja që do t’i shkaktonin Iranit një izolim ekonomik që bota nuk e ka parë kurrë. Ndërsa marrëveshja e përkohshme e qershorit dështoi, Teherani po përpiqet të rrisë presionin ndaj Uashtingtonit duke mbajtur kontrollin e plotë të ngushticës së Hormuzit. Trafiku në Ngushticën jetike të naftës është tejet I reduktuar, duke rritur presionin ndaj ekonomisë globale.








