A duhet kanalizuar kapitali i mërgatës që arrin si remitenca në vendin tonë? Sa do të ishte e nevojshme një bankë e cila do t’i përkthente këto remitenca në investime kapitale për shqiptarët dhe jo vetëm. Në emisionin “Weconomy” u analizuan dobitë që do të kishin qytetarët nga një bankë e tillë.
“Që të kemi një farë lloj kontrolli të këtyre të financave kryesisht në vendin tonë. jo për çështje, do të themi kështu, kombëtare, patriotike e tjerë, por për një realitet shumë të të hidhur, të cilën edhe e përmendë në hyrje. Është ajo e cila neve na nevojitet një institucion financiar në të cilën duhet të mund të na investon të holla ku ne pastaj të mund të krijojmë një ekonomi të zhvilluar. Ne asesi këto para që na vijnë prej diasporës dhe mundësia dhe potenciali që e kemi për investim nuk arritëm të guxojmë që të kemi një investim të të tillë si të krijojmë një bankë e cila duhet t’i dijë këto gjëra”. – Abil Baush, Ekonomist.
Sipas Visar Ademit, do të ishte ndihmë shumë e madhe për shqiptarët dhe gjithë shtetin krijimi i Bankës Shqiptare, e cila ishte premtuar nga pushtetit aktual. Ademi vlerëson se potenciali i diasporës është shumë i madh sa që mund të ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendin tonë.
“Banka shqiptare nuk i ndihmon vetëm shqiptarëve, i ndihmon krejt Maqedonisë. Më besoni këtë edhe vetëm një send pse është e duhura sepse në qoftë se ka njohuri, në qoftë se ka transer hous vetëm shqiptarët e kanë. Pse e kanë? Sepse ne kemi diku afër 500.000 njerëz të cilët jetojnë Gjermaninë në Zvicër. Ato nuk kanë marrë vetëm para atje, kanë marrë dije, kanë marrë shkathtësi, kanë marrë kompetenca, kanë marrë kualifikim.” – Visar Ademi, Ekonomist.
Krijimin e Bankës Shqiptare e kishte premtuar VLEN në programin zgjedhor. Por edhe dy vjet e gjysmë pas ardhjes në pushteti, subjekti nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim./Alsat.mk








