Ndryshimi i Ligjit për Specialen, Qeveria kërkon fillimisht marrëveshje për presidentin

" "

Gazetare: Amila Rashiti

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë, të miratohet në Kuvend pa vonesa. Sipas PDK-së ky proces nuk duhet të zvarritet.

“ Qeveria e Kosovës nuk guxon ta zvarris këtë proces, institucionet e republikës duhet të garantojnë mbështetje të plotë institucionale për çlirimtarët në Hagë, është koha për veprime konkrete institucionale. Ata që dhanë kontributin e tyre që ne të jetojmë të lirë duhet të jenë sa më shpejt të lirë dhe të dëshmohet e vërteta politike për luftën tonë çlirimtare.” – Arian Tahiri, PDK.

Ndërkohë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka theksuar se nëse kërkesa për ndryshime ligjore nuk merret parasysh, do të vazhdojë revolta në rrugë.

“Ne do të marrim veprimet tona, po do të dalim në rrugë, por po duam të japim mundësi institucioneve tona që të mos flasim para asaj date por nëse nuk procedohet më tutje ne veteranët nuk do të rrimë duarkryq.” – Gazmend Syla, Nënkryetar i OVL-UÇK.

Nga ana tjetër ministrja Mimoza Kusari Lila ka apeluar që partitë fillimisht të bëjnë një marrëveshje për një emër konsensual për president, dhe më pas të procedohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“E ara dhe më e rëndësishmja është që partitë të kenë një konsensus për një kandidat konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e përbashkët të kujdesshme, të rëndësishme për ligjin për Dhomat e Specializuara, në mbështetjen e ekipit për ekipeve mbrojtëse për apelin.“ – Mimoza Kusari – Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë 

Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës, me 99 vota për dhe asnjë kundër, miratoi deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, ku u dënuan në shkallën e parë ish-krerët e UÇK-së. Përmes deklaratës, shprehet shqetësimi ndaj aktgjykimit të Speciales./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button