Azpilikueta e di se kush duhet të ndalet tek Italia

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Italisë do të përballen të martën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.

Futbollisti i Spanjës Azpilikueta është shprehur i lumtur që do të përballet me bashkëlojtarin e tij te Çellsi, Zhorginjo.

“Ne kemi një grup “Whatsapp” me shokët tanë të Çellsi, por do të jetë mirë të takohemi përsëri në fushë. Kjo është arsyeja pse futbolli është i shkëlqyeshëm, tani ne do të japim më të mirën për ekipet tona kombëtare. Zhorginjo ka provuar të jetë një lojtar shum i rëndësishëm për Italinë. Ai ka cilësi të mëdha, i pëlqen ta mbajë topin në këmbë dhe të kontrollojë lojën. Nëse e kufizojmë përfshirjen e tij, do të kemi më shumë shanse për t’u kualifikuar në finale”, përfundoi Azpilikueta.

LEXO EDHE:

Back to top button