Sllovenia në “Tokio 2020”, Serbia mbetet në shtëpi

Kampioni aktual i Evopës në basketboll, Sllovenia siguroi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për herë të parë pas pavarësisë (1991), pasi që në finalen e turneut kualifikues në Kaunas, mposhti Lituaninë me rezultat 96:85. Luka Donçiq ishte brilant në radhët e Sllovenisë, me 31 poenë, 13 asistime dhe 11 kërcime, ndërsa Çançar shtoi 18 dhe Blazhiq shënoi 16 pikë. Mantas Kalnietis, Jonas Valanciunas dhe Arnas Butkevicius nuk arritën të siguronin paraqitjen e shtatë rresht të Lituanisë në Olimpiadën, duke shënuar 14 pikë secili.

Sllovenia do të luajë në Grupin C me Japoninë, Argjentinën dhe Spanjën.

Ndërkohë Italia ia doli të triumfojë ndaj Serbisë me rezultat 95 – 102 dhe siguroi kualifikimin në Lojrat Olimpike në Tokio. Italia ishte shumë më e mirë qysh nga fillimi, duke e mbyllur pjesën e parë me 12 pikë diferencë (45-57). Epërsinë ia doli ta mbajë deri në fund, kësisoj eliminoi Serbinë duke e lënë jashtë Olimpiadës.

Italia në Lojërat Olimpike do jetë në grupin B me Australinë, Gjermaninë dhe Nigerinë.

LEXO EDHE:

Back to top button