Ngjyra e fanellës sjell fat në EURO 2020?!

Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave. Të shumta kanë qenë rekordet e vendosura në kompeticionin madhështor të këtij viti, si dhe faktet e çuditshme që janë regjistruar. Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë.

Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë.

E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret. Ndërkohë në gjysmëfinalen e parË, që do të zhvillohjet të martën e 6 korrikut, Italia cilësohet skuadra pritëse në “Uembli” dhe do të rikthehet te fanella e saj e parë, “blu”, ndërsa Spanja do të mund të zgjedhë mes të kuqes tradicionale, apo të bardhës fatsjellëse.

LEXO EDHE:

Back to top button