" "
Atletiko e Madridit prezantoi këtë të premte mbrojtësin spanjoll, Cezar Azpilikueta, i cili mbërriti në skuadrën e Diego Simeones me kosto zero. Lojtari ishte pjesë e Çellsit për 11 vjet dhe e mbylli me londinezët me përfundimin e sezonit (ai kishte kontratë edhe për një vit).
“Kishte shumë zëra, diçka me të cilën nuk isha mësuar. Kur fola me trajnerin, me njerëzit e klubit, ndjeva se ishte gjëja më e mirë për mua, që mund të kontribuoja shumë për grupin, për klubin.
Doja të jetoja vlerat e Atletikos, doja të vija dhe të përpiqesha të ndihmoja. Besoj se mund të bëhen gjëra shumë të mira, me sakrifica, me punë. Doja shumë të vija tek Atletiko”, tha Azpilicueta , i cili do të veshë fanellën me numrin 3.








