Babai i Lamine Jamal: Nuk do ta quaj vjedhje, por është e padrejtë

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Jamal, reagoi me zemërim pas humbjes së të birit në garën për “Topin e Artë” 2025, fituar nga Ousmane Dembele.

Fillimisht, duke kaluar para gazetarëve spanjollë, tha shkurt.

“Viti tjetër ky trofe do të jetë i yni”.

 

Më vonë, në një lidhje me “El Chiringuito”, ai shpërtheu.

 

“Mendoj se është dëmi më i madh moral që i është bërë një njeriu. Nuk do ta quaj vjedhje, por është e padrejtë. Lamine Jamal është lojtari më i mirë në botë, me shumë diferencë, jo sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Lamine është Lamine, këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”.

Në fund përsëriti premtimin e tij.

 “Vitin tjetër, ‘Topi i Artë’ do të jetë spanjoll”.

LEXO EDHE:

Back to top button