“Topi i Artë”, Franca i bashkohet Argjentinës

Me fitimin e “Topit të Artë” 2025 nga Ousmane Dembele, Franca arrin Argjentinën në krye të renditjes së kombeve më të shpërblyera me këtë trofe prestigjioz të “France Football”. Të dyja kombet numërojnë nga 8 çmime. Diferenca është se 8 triumfet argjentinase i përkasin vetëm Lionel Messit, ndërsa Franca i ka ndarë mes 6 lojtarëve të ndryshëm.

Franca bëhet edhe kombi me më shumë fitues të ndryshëm të “Topit të Artë”, duke lënë pas Gjermaninë dhe Italinë (nga 5 secila). Për PSZH është hera e dytë që një futbollist i saj shpallet më i miri në botë, pas suksesit të Messit në vitin 2021.

 

Renditja e “Topit të Artë” sipas kombeve:

Franca – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Argjentina – 1 fitues (Messi), 8 “Topa të Artë”

Gjermania – 5 fitues, 7 “Topa të Artë”

Holanda – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”

Portugalia – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”

Italia – 5 fitues, 5 “Topa të Artë”

Brazili – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”

Anglia – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”

Spanja – 3 fitues, 4 “Topa të Artë”

 

Renditja sipas klubeve:

Real Madridi – 8 fitues, 12 “Topa të Artë”

Barcelona – 6 fitues, 12 “Topa të Artë”

Juventusi – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Milani – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”

Bayern Munich – 3 fitues, 5 “Topa të Artë”

Man. Junajted – 4 fitues, 4 “Topa të Artë”

Klube të tjerë me nga 1 ose 2 fitues: Inter, PSZH, Ajaks, Liverpulli, Borusia Dortmund, Man. Siti, Inter Miami etj

LEXO EDHE:

Back to top button