“Bad News Eagles” në top formë edhe në Australi

Pas kualifikimit për në Majorin e Parisit, ekipi i BNE shkëlqeu edhe në Australi. Ata mposhtën skuadrën vendase “GrayHound” për të kaluar në finalet të turneut “ESL Challender Melbourne” që po zhvillohet në Australi. BNE fituan 2:1 me mapa ndaj australianëve.

Pas një ndeshje të vështirë ‘Shqiponjat kosovare’ ia dolën të prekin finalen e këtij turneu. Në “Mirage” fituan 16:1, më pas në “Acient” kundërshtarët barazuan shifrat. Mapa e fundit ishte vendimtar dhe BNE ia dolën dhe në finale luajnë ndaj “Movistar Riders”.

Ndeshja finale do të zhvillohet tw dielwn dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën “Twitch”. Për fituesin e vendit të parë do të ndahen 50.000 dollarë si dhe një vend në turneun “ESL Pro League”.

LEXO EDHE:

Back to top button