Bajern Munihu kërkon mesfushorin e Interit

" "

Bajern Munihu po bën llogaritë si mund ta marrë Ashraf Hakimin. Trajneri i ri i bavarezëve, Nagelsmann, e ka vendosur marokenin e Interit, protagonistin e një supersezoni, në krye të listës së dëshirave. Lajmi u raportua nga gazeta angleze “Express”, e cila supozon një “përplasje” të vërtetë në merkato mes zikaltërve dhe kampionëve gjermanë.

Në fakt, Hakimi është gjithashtu shënjestër e Arsenalit, që kërkon një zëvendësues të Hektor Ballerinin. Sipas shtypit gjerman, Interi e vlerëson ish-in e Realit dhe Borusia Dortmundit të paktën 58 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për Arsenalin, por e përballueshme nga Bajern Munihun.

LEXO EDHE:

Back to top button