Bajern Munihu, kërkon portugezin e Fulhamit

Bajern Munihu nuk heq dorë nga mesfushori portugez Zhoao Palinja, që luan në Premier Ligë me skuadrën e Fulham. Kampionët e Gjermanisë këmbëngulin që 28-vjeçari të transferohet që në janar në Bundesliga.

Sipas “Bild Sport”, bavarezët po insistojnë që kjo marrëveshje të mbyllet që në janar edhe pse do të ketë një kosto jo të vogël. Kartoni i portugezit është rreth 55 milionë euro, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me Fulham.

Bajern kë kohë që e ndjek Palhinja dhe synon që ta marrë në formë huazimi në janar, me të drejtë blerje verën e ardhshme. Edhe pse kërkesat e anglezëve është e lartë, pritet që marrëveshja të mbyllet me sukses në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button